Vllaznia do të udhëtojë drejt Ballëshit ditën e sotme ku do të përballet ndaj Bylisit në orën 16:00, në stadiumin “Adush Muça”. Kuqeblutë luajnë ndeshjen e sezonit pavarsishtë se çfarë mund të ndodh në kryeqytet në ndeshjen Partizani-Teuta.

Për të arritur fitoren trajneri Goce Seldoski pritet t’i besojë sulmit ku Balaj duket se ka gjetur formën. Seldoski do të ketë vetëm mungesën e Bulatovic i cili ka poltësuar numrin e kartonëve.

Ndërsa Bylis i cili përveç se të jap maksimumin dhe të fitojë ndeshjen me Vllazninë nuk ka asgjë në dorë. Pasi në rastin e fitores së ballshiotëve gjithçka do të varet si do të përfundojë ndeshja Erzeni-Tirana.

Trajneri i Bylisit do të jetë me munga të rëndësishme në këtë përballje pasi përvec Zho Santit i cili është pezulluar nga disiplina dhe japonezit Doi të dëmtuar nuk do të ketë të gatshëm as sulmuesin Abu Danladi që shënojë një super gol ndaj Tiranës. Gjthësesi Shensoin e gëzon forma e mirë që po kalon Luis Kaçori i cili ka qenë protagonist në ndeshjet e fundit.

FORMACIONET E MUNDSHME:

Bylis (4-1-4-1): Teqja, Trumçi, Adili, Zhongo, Zguro, Maçoli, Qardaku, Eskuerdinja, Lorran, Lajthia, Kaçori.

Vllaznia (4-2-3-1): Zogovic, Kruja, Shehi, Juric, Hakaj, Boshnjaku, Jonuzi, Marku, Çoba, Latifi, Balaj.