Ne Shkoder kete bere kane “qare” largimin e mbrojtesit maqedonas Aleksandar Isaevski i cili preferoi te zgjidhte Dinamon para Vllaznise per sezonin e ri.
Ardhja e malazezit Darko Bulatoviç dhe paraqitjet e tij te mira ne Kupat e Europes e zbuten disi kete klime, aq sa ardhja ne fund te merkatos e Esin Hakajt e ndau opinionin sportiv shkodran ne dy pjese.
Kishte nga ata qe mendonin se ishte nje blerje e kote, por nga ana tjeter, nje pjese e mire e tifozeve u lumturuan qe me ne fund ky lojtar rikthehej ne Shkoder.
Keta te fundit ne fakt kishin te drejte sepse ndeshja e sotme ne Laç e tregoi me se miri kete gje. Vertete lojtari i ndeshjes u vleresua sulmuesi Aralica, por jo me pak kontribut ne kete fitore ka dhene edhe mbrojtesi Esin Hakaj.
Ne minuten e 9-te ai mori nje inkursion te gjate deri ne zonen e Laçit dhe me pas u pengua ne menyre te parregullt nga mbrojtesit kundershtar, e pas sinjalizimit te VAR-it, arbitri Cjapi akordoi 11-metersh.
Nderkohe ne minuten e 96-te ai do te shfaqej serish protagonist me nje sprint prej rreth 50-60 metrash dhe ne fund duke dhene asist per Kaina qe shenoi nje gol shume te bukur. E qarte eshte se Vllaznise i kishte munguar Esin Hakaj./SHKODRA-SPORT.COM/