Tifozet shkodrane njihen mire nga te gjithe per menyren e te berit tifozllek, per lidhjen shume te ngushte me Vllaznine, por edhe per nje fakt tjeter: Ata jane shume realiste dhe e njohin mire futbollin.

Nje gje e tille eshte konstatuar edhe nga trajneri i Vllaznise Qatip Osmani ne keto kater muaj qe eshte duke punuar ne Shkoder, nisur dhe nga kontaktet e shumta qe ka me to. Kete ai e ka thene edhe ne rrefimin e tij ne PODCAST-in e “Shkodra Sport”

“Kontaktet me tifozet i kam te shpeshta dhe shoh qe ka tifoze te flakte, por edhe ata qe jane te qete. Kuptohet qe te gjithe e duan Vllaznine, por ne menyra te ndryshme. Konstatoj tek shumica e tifozeve nje realizem te cilet jane te mendimit qe gjerat duhen marre ngadale- ngadale, ndryshe nga disa te tjere qe thone vetem Vllaznia kampion.

Nga bisedat me tifoze te ndryshem une kam verejtur se shkodranet e njohin mire futbollin. Ata e dine se rezultatet nuk vijne brenda nates. Ne Shkoder njerezit e ndjekin prej vitesh Vllaznine, e kane ndjekur ate ne momente te mira, por edhe te veshtira dhe nga sa kam pare, ata e kuptojne mire futbollin.

Sigurisht qe ka edhe prej atyre qe duan te te japin mendime per formacionin, menyren e te luajturit etj, por i mirekuptoj se kete e bejne nga deshira per ta pare mire skuadren e tyre”- eshte shprehur trajneri Osmani./SHKODRASPORT.COM/