Nejmar ka ironizuar kritikat se ai është mbipeshë dhe jashtë forme këtë fillim sezoni. Tifozët francezë e kritikuan për format e fizikut të tij, ndërsa sulmuesi i Brazilit pushonte gjatë kësaj vere në jaht.

29-vjeçari ka luajtur vetëm 66 minuta në katër ndeshjet e para të PSG-së në kampionat këtë sezon dhe u rikthye në stërvitje më vonë sesa shokët e skuadrës për shkak të verës së ngarkuar.

Mediat franceze ishin të pamëshirshme me sulmuesin, i cili edhe në ndeshjen e fundit kundër Kilit ishte jashtë forme dhe disa kilogramë më shumë u vunë re edhe me fanellën e “Seleçaos”.

Në një postim të radhës në rrjetet sociale që kritikonte peshën e tij, “O Ney” nuk e kurseu një përgjigje ironike duke thënë se për të mos iu dukur barku ndaj Kilit, kishte veshur një bluzë më të madhe të kombëtares.

Ai nënvizoi se nuk është mbipeshë dhe është në formë.