As Dinamo dhe as Vllaznia. Portieri që u largua nga Partizani, Aldo Teqja, pritet të vijojë karrierën te Flamurtari.

Sipas “Panorama Sport” vlonjatët i kanë bërë ofertën më të madhe portierit dhe ky i fundit pasi ka biseduar me Dinamon dhe Vllazninë, nuk është bindur. Në këto kushte, ka pranuar ofertën e Flamurtarit për të vijuar karrierën në Kategorinë e Parë.

Vlonjatët tentuan edhe portierin që iku nga Vllaznia, Bojan Zogoviç, por në fund bindën Teqjen, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e Bylisit në Superiore si i huazuar nga Partizani.

Per Teqjen rendesi ka te luaje dhe si rrjedhoje ky fakt e ka bindur me shume, por perpos kesaj edhe ana financiare e kontrates se ofruar nga vlonjatet, duket se e ka kenaqur.