Ka vendosur te ndryshoje skuader dhe te Vllaznia kishin shpresa per nje rikthim te mundshem te saj ne Shkoder, por ne fakt nuk ka ndodhur keshtu. Basketbollistja e talentuar Imela Mala ka vendosur te vazhdoje te luaje serish ne kryeqytet, por me nje skuader tjeter.

Organizatorja e cila ka qene deri para pak ditesh pjese e ekipit te Tiranes, se fundi eshte zyrtarizuar tek Partizani. Drejtuesit e ketij te fundit, ndonese kohe pushimesh, kane nisur merkaton duke realizuar ne kete menyre levizjen e pare.

Pas nje sezoni shume te mire te atij qe kaloi, shoqeruar me fitoren e Liges Unike dhe titullin e nenkampionit te Shqiperise, ekipi i Partizanit ka vendosur te futet intensivisht ne merkato dhe si rrjedhoje ka bere perforcimin e pare.

Imela Mala ka qene e preferuara e trajneres Eliverta Bujari dhe kjo gje eshte zyrtarizuar tashme, me 19 vjeçaren shkodrane qe ka firmosur kontraten e re me Partizanin.

Kujtojme qe kjo basketbolliste eshte formuar tek Vllaznia ku ka spikatur per talentin e saj dhe me pas ka kaluar tek Tirana, nderkohe qe eshte edhe pjese e kombetares shqiptare./SHKODRA-SPORT.COM/