E kerkon Vllaznia por sulmuesi anglez Ronald Sobowale sot ka firmosur me ekipin e Laçit. Eshte ky i fundit qe permes faqeve te tij zyrtare e ben te ditur kete gje teksa shkruan:
“KF Laçi njofton se ka nënshkruar me sulmuesin Ronaldo Sobowale për dy sezone. Anglezi ka spikatur në Kosovë te Malisheva, ku shënoi 13 gola sezonin e fundit dhe do të veshë fanellën tonë në vazhdim. I urojmë suksese Sobowale me fanellën bardhezi!”
Drejtuesit e Vllaznise kane qene ne kontakte te vazhdueshme kohet e fundit me lojtarin dhe menaxherin e tij dhe akordi paraprak per t’u veshur kuqeblu duket se ka rene poshte pas nderhyrjes se ekipit te Laçit.
Megjithate shkodranet tashme duhet ta harrojne Sobowalen dhe te mendojne per alternativa te tjera. Nga sa behet e ditur, ata kane arritur akordin me 3-4 lojtare, por gjithsesi ende nuk eshte zyrtarizuar asgje./SHKODRA-SPORT.COM/