Erdenis Gurishta është një ndër futbollistët më të spiktatur të Vllaznisë, në këtë sezon që sapo lamë pas. Mbrojtësi i cili mban edhe shiritin e kapitenit, foli pas triumfit ndaj Skënderbeut, në finalen e Kupës së Shqipërisë, ku në prononcimin për “Gol pas Goli”, ndër të tjera u shpreh:

Nuk kam fjalë ta përshkruaj këtë moment. Jam shumë i emocionuar sinqerisht. Kur arbitrit dha 4 minuta shtesë, në ato momente fillova të lotoja. Kam vujatur shumë te ekipi i zemrës, ramë në Kategorinë e Parë, por s’jam larguar asnjëherë. E kam ndjerë shpirtërisht, e kam ditur që këto ditët do të vinin. Shpresoj që ky të jetë vetëm fillimi, më janë realizuar shumë ëndrra, të jem kapiten i Vllaznisë dhe të fitoj trofe me Vllazninë.

Unë kam besuar që pas 6 javëve të para të kampionatit. Kam kuptuar forcën e vërtetët të ekipit. Patëm një moment të keq psikologjik, unë në mendjen time besoj që e kemi merituar kampionatin, kemi qenë ekipi më i bukur.

Trofeu shkon për tifozët e vërtetë të Shkodrës. Në veçanti kjo Kupë shkon për nënën time, që ndërroi jetë para 2 vitesh dhe nuk e pa djalin e vetë me trofe me fanellën e Vllaznisë.

Kisha pak shanse javën e fundit që ne do ta merrnim kampionatin. Nuk dua të hap polemika, që të them që ajo s’ka qenë ndeshje e vërtetë. Pak shanse kishim që javën e fundit të fitonim kampionatin. Luajt për tifozët, i uroj Teutës suksese, do të shikohemi në gusht dhe do t’ia marrim Superkupën. Besoj në Europë do ta kalojmë turnin e parë.

Nuk duhet të vetëkënaqemi ky është vetë fillim. Nuk është diçka shumë anormale që Vllaznia të fitojë një Kupë Shqipërie. Vllaznia dhe qytetiti meritojnë shumë më shumë”, u shpreh Gurishta.