Opinion nga Pjerin MIRDITA

 

Në Shkodër ndodh edhe kështu.Në vazhdimësi të spektakleve te humorit ne teatrin ‘’Migjeni”, dikush mendoi mirë që të shpërblejë edhe tifozët e Vllaznise me një ndeshje miqësore estradë. Mund të quhet kështu pikërisht ndeshja e sotme e zhvilluar në fushën sportive “Reshit Rusi” ose fusha e lëkurave për nostalgjikët.Përballe u vunë Vllaznia me Adën,qëllimi kryesori saj ishte vëzhgimi I lojtarëve të huaj të ardhur për provë.

Ok,kjo është një gjë mëse normale, në këtë periudhë.Vllaznia duket qartë se ka nevoje per riparime ne disa sektorë dhe me te drejte trajneri Vata,ka hapur dyert per lojtarët që afrohen për provë.Në këtë takim u aktivizuan plot 6 të tillë,të ardhur dy ditët e fundit,nga Kroacia,Serbia një nga Andorra dhe një tjeter shqiptar,që luan në kategoritë amatore në Firenze,Itali.Normalisht merkatoja e Janarit ofron pak,ose më mirë të themi aspak,sepse lojtarët cilësorë janë nën kontrata dhe është e vështirë të shkëputen.Kështu qe ata qe vijnë për prove mbeten ata lojtarë që nuk aktivizohen,ata që mund të kenë kaluar dëmtime dhe kanë kohë pa luajtur,ata të cilët mund të jenë të dënuar ose përjashtuar nga klubet e tyre etj.Sot në fushën e lojës mund të shihje ndoshta të gjitha këto kategori së bashku.Lojtarë që vetëm me futbollin nuk kishin lidhje.Të gjithë jashtë formës sportive dhe mbi të gjitha dukeshin sikur dikush tu kishte dhënë një fanellë në dorë dhe ti kishte thëne,”jepi ky është shansi yt”.Realiteti ishte mëse I hidhur dhe këto sportistë nuk treguan asgjë në lojën e tyre,duke dëshpëruar trajnerin,por ne komedicitetin e ndeshjes,të paktën tifozët ishin ata që qeshën me të madhe.Dhe kështu ata ikën andej nga kanë ardhur,duke treguar edhe një here që merkatoja e huaj në këtë periudhe është një flluskë sapuni dhe duhet te bëjmë shoping në Superlige(gjë pothuajse e pamundur),ose të shikojmë në shtëpi dhe të shtyjmë kështu deri në fund te sezonit.Janë plot 9 futbollistët e huaj qe u larguan brenda javës,nqs nuk mund ta quajmë dështim,mungon fare pak.Vllaznia nuk ka nevoje të shndërrohet ne “teater”,duke hapur dyert per gjithkënd.Aktorët kryesore mund t’I gjejmë fare mire brenda mureve të shtëpisë, sepse kemi plot dhe Shkodra nuk është ankuar ndonjëhere.

 

Ndoshta këto ditë, futbolli kalon ne plan të dytë, sepse vetë atmosfera e festave ta imponon një gjë të tillë,por pas spektaklit të fundit në teatrin “Migjeni”, ku të gjithë ne u argëtuam, të qeshurat vazhduan edhe sot gjatë gjithe ndeshjes,duke argëtuar përsëri të pranishmit dhe duke I kujtuar të gjithëve se futbolli është “Art”!