Qe prej se shtunes nje nga temat qe ka marre me shume vemendje ne media ka qene ajo e dhunes ne ndeshjen e futbollit te femrave ne mes Tiranes dhe Vllaznise e cila u nderpre ne minuten e 22-te per te mos vazhduar me.
Ne media me se shumti kemi degjuar protagoniste te ekipit te Tiranes. Fillimisht deklaraten e klubit ku akuzoheshin pjestaret e Vllaznise, ndersa ne dy ditet e fundit ne skene ka dale drejtoresha kosovare e bardhebluve Edonisa Aliu.
Fillimisht me ane te nje reagimi ne rrjetet sociale ku e tregon veten si e dhunuar. Por ajo qe te ben pershtypje eshte se shkrimi nuk ka te beje aspak me ate te nje kosovareje dhe kjo duket qarte se ate ia ka bere gati dikush tjeter dhe ajo thjesht vetem e ka postuar.
Por drejtoresha e Tiranes nuk u ndal ketu. Sot ka dale ne disa media me nje qafore ortopedike, e cila gjoja eshte vene nga dhuna e ushtruar prej presidentit te Vllaznise Lazer Matija te cilin e akuzon per gjithçka. Por nga menyra si flet, si e leviz koken gjate intervistes se saj, te le te kuptosh se me shume probleme me qafen kam une qe po e shkruaj kete artikull sesa drejtoresha e famshme e klubit kryeqytetas.
Edonia Aliu eshte perdorur kete here nga drejtuesit e klubit Tirana per te akuzuar pjestaret e ekipit te Vllaznise per gjoja dhune ndaj tyre!!! Nje genjeshter qe edhe vete pjestaret e kesaj skuadre e dine qe nuk eshte e vertet por duhet interpretuar ne kete menyre.
Mjafton te shikoni videon qe vete klubi Tirana ka shperndare ne media, per te kuptuar qe asgje nuk eshte e vertete. Ne ate video sheh qarte nje numer te madh meshkujsh ne fushe. Por nderkohe me ekipin e Vllaznise ne kete ndeshje kane qene vetem pese pjestare te ulur ne pankine, zyrtari i klubit, trajneri, zevendestrajneri, videonalisti, fizioterapisti dhe punonjesi i bazes materiale. Vetem kaq, vetem 5.
Nderkohe ne pankinen e Tiranes dhe afer saj, por brenda fushes kane qene mbi 20 persona- meshkuj, shumica e te cileve pa asnje funksion tek skuadra. Por perpos tyre, ne fushe kane hyre nga tribuna edhe babai dhe i dashuri i drejtoreshes Aliu. Pa lene menjane edhe disa familjare apo tifoze te ekipit te Tiranes, pa harruar edhe punonjesit e fushes.
Dhe te akuzosh se drejtuesit e Vllaznise na kane dhunuar kur ata kane qene vetem 5 vete (dhe shumica e te cileve jane munduar te qetesojne gjakrat) dhe ato te Tiranes 30 e me teper duket paksa absurde!!! Vertete shkodranet jane te forte, por duket e pakuptimte te akuzohen per kete gje. Prandaj dhe daljet publike te drejtoreshes se Tiranes apo deklaratat e ketij klubi per dhune, duken paksa absurde.
Ato ne vetvete fshehin shume gjera dhe padyshim qe duan te mbulojne te pavertetat per te shmangur edhe ndonje denim te mundshem nga organet perkatese. Faji i vetem i Vllaznise ne kete ndeshje ishte se kishte shkuar ne Tirane per te bere ate qe di te beje me mire: Te fitoje!