Blerim Krasniqi është futbollisti më i ri i Dritës së Gjilanit. Të dyja palët kanë arritur akordin mes tyre dhe zyrtarisht, sulmuesi ka firmosur kontratën e tij, duke lënë Rumaninë për t’u rikthyer në Kosovë.

Kosovarët besojnë te cilësitë e 26-vjeçarit dhe në këtë mënyrë kanë vendosur të firmosin me të për një periudhë dy-vjeçare.

Pikërisht, për cilësitë e tij që ka nga një përvojë e gjatë në Superiore dhe jo vetëm, Krasniqi ishte në bisedime me Vllazninë, por dëshira e sulmuesit ishte të firmoste me Dritën e Gjilanit.

Tashmë, sulmuesi do të jetë pjesë e klubit kosovar për një periudhë dy-vjeçare. Ndërkohë nga ana tjetër, Vllaznia del e humbur në këtë “betejë”, teksa padyshim ata do të synojnë edhe një sulmues tjetër si alternativë e Bekim Balajt.
Maringlen ZHIVANI