Vllaznia pret në “Loro Boriçi” Bylisin në sfidën e javës së 9-të të “Abissnet Superiore”, ku të dyja ekipet do të luajnë për tre pikët.

Skuadra e Josës vjen nga një barazim përballë Laçit në kampionat dhe do të kërkojë të fitojë në mënyrë që të jetë në garë për titull.

Nga ana tjetër, ballshiotët e Arian Bellait duan të harrojnë atë disfatë kundër Tiranës dhe të rikthehen dhe njëherë te triumfi në këtë transfertë të vështirë.

LIVE VLLAZNIA-BYLIS 2-0
39′ Marku, 70’ Jonuzi