Ylber Ramadani është një nga lojtarët titullarë të Kombëtares në Euro 2024. Mesfushori është një pikë kyçe në formacionin e Sylvinhos, teksa paraqitjet e tij në dy sfidat e para në Euro 2024 kanë marrë vëmendjen e gjigantëve italianë.

Kështu sipas mediave italiane bëhet me dije se Napoli kërkon të përforcojë mesfushën dhe është gati për transferimin e Ramadanit.

Karakateristikat e tij pëlqehen shumë nga Antonio Conte, i cili e kërkon me çdo kusht në ekip për sezonin e ri. Pëër këtë drejtuesit janë vëmë menjëherë në lëvizje dhe tashmë po mentojnë për transferimin e tij në Napoli.

Kujtojmë se aktualisht 28-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Leçen deri në qershor të vitit 2026, ndërsa u transferua në Serie A në verën e vitit të kaluar. Në sezonin e parë të tij te Leçe, mesfushori i Kombëtares ka shënuar 1 gol në 38 ndeshje./newsport/