Një lajm i trishtë është bërë i ditur ditën e sotme, teksa është lajmëruar vdekja e Ardren Dafotës, trajneri në akademinë e futbollit “Naim Kryeziu” të KF Vëllaznimit.
Dafota u nda nga jeta në moshën 25 vjeçare, ndërkohë lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare në Facebook e KF Vëllazënimit.
“LAJMËRIM
Qytetarë të nderuar, sot në mesditë nga një sëmundje e papritur ndërroi jetë trajneri i akademisë ARDREN DAFOTA. Kjo është një humbje shumë e madhe për KF.Vëllaznimin.
Iku nga kjo jetë njëriu puntorë e i urtë, ARDREN do na mungosh miku ynë i shtrenjtë
Ngushëllime Familjes dhe miqëve.
Për ceremonin e varrimit do ju njoftojmë në postimin e radhës,” njofton klubi kosovar.
