Sulmuesi i Egnatias, Rafael Duamena ka humbur jetën në spital.Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë spitalit ku ai ndodhej dhe nga zyrtarë të FSHF.

Ai humbi ndjenjat gjatë ndeshjes me Partizanin dhe u dërgua menjëherë në spital. Pavarësisht ndihmës së shpejtë, futbollisti nuk arriti që të mbijetonte.Nje lajm i trishte qe ka shokuar te gjithe opinionin sportiv shqiptar dhe me gjere.

Kjo e sotmja nuk ishte hera e pare qe sulmuesit ganez i ka ndodhur kjo gjë në fushën e lojës. Pak vite më parë, ai është diagnostikuar nga një problem në zemër dhe në vitin 2020 u detyrua të vendoste defibrilator për të shmangur arrestet kardiake, para se të firmoste me Real Saragozën.

Mjekët e kanë këshilluar të braktisë futbollin profesionist, pasi zemra e tij mund të mos e përballojë më, por Duamena ka vepruar kundër këshillave të tyre. Në një intervistë të dhënë për gazetën zvicerane “NZZ” (“Neue Zurher Zeitung”) pak kohë më parë, ai ka konfirmuar se defibrilatori që i është implantuar, është vënë dy herë në punë.

Një herë kur ishte te Saragoza në Spanjë dhe një herë te Linz në futbollin austriak. Në të dyja rastet ai pësoi kolaps, gjë që çoi në kërkesën që të braktiste idetë e tij për të vazhduar në futbollin profesionist. Por e sotmja rezultoi fatale per te duke i kushtuar ne kete menyre edhe humbjen e jetes.