Vllaznia është një ndër skuadrat që ka shënuar më shumë në këto 10 javë të para të kampionatit. Shkodranët kanë shënuar 18 gola, pavarësisht se ka pësuar edhe 14 të tillë. Por, ajo që bie në sy është se 18 golat janë shpërndarë në 10 futbollistë.

E veçanta e skuadrës së Brdariçit është se të gjithë mund të shënojnë. Aralica dhe Da Silva kanë shënuar nga katër herë, Latifi dhe Hoxhaj nga dy, ndërsa kanë gjetur rrugën e rrjetës edhe Dianje, Gurishta, Jonuzi, Mustedanagiç, Kaina dhe Gjurgjeviç.

Në këto 10 ndeshje të para të kampionatit janë aktivizuar 20 futbollistë nga stafi teknik, gjysma prej të cilëve kanë pasur mundësinë që të festojnë së paku një gol.

Një element tepër i veçantë, që u jep garanci kuqebluve se çdokush prej lojtarëve ka aftësi për të zgjidhur një ndeshje, në një mënyrë apo në një tjetër. Për t’u veçuar fakti se 18 golat e shënuar, skuadra shkodrane i ka realizuar në vetëm 6 takime.

Kur ekipi ka arritur që të shënojë, statistikat tregojnë se kuqeblutë asnjëherë nuk dalin duarbosh. Pra, kur Vllaznia gjen rrugën e rrjetës, minimalisht arrin që të marrë një pikë./panorama-sport.com/