Rikthimi i jetës normale në Shqipëri pas periudhës të pandemisë, ka bërë që njerëzit e dashur të takojnë sërish njëri- tjetrin. Kështu ka ndodhur ditën e djeshme edhe me 6 kampionë të shquar të sportit të boksit.

Bëhet fjalë për emra të rëndësishëm të këtij sporti jo vetëm në Shkodër por edhe në Shqipëri, të cilët janë mbledhur pas shumë kohësh sëbashku për të kaluar një drekë në pikat turistike të qytetit.

Bëhet fjalë për kampionët e shquar të boksit Besnik Gjetaj, Agron Bushati, Rafael Dabërdaku, Sokol Buliqi, Jetmir Kuçi dhe Oltion Kraja. Ata kanë kaluar disa orë sëbashku dhe kuptohet që kanë kujtuar momentet e bukura të karrierës së tyre sportive.

Ndonëse shumica e tyre janë në Shkodër (Vetëm Buliqi jeton në Tiranë), për shkak të angazhimeve të ndryshme, ata rrallëherë janë mbledhur kështu dhe për këtë arsye, ditën e djeshme ata do ta kujtojnë gjatë.
www.shkodrasport.com