Parmbreme dhe dje paradite ka patur shume lajme e zhurme rreth largimit e rikthimit te trajnerit Thomas Brdariç nga Vllaznia. Nje situate qe u krijua pas humbjes se kesaj skuadre nga Bylisit qe u shoqerua edhe me leshimin e vendit te pare ne renditje.
Ne raste te tilla, me perpara te Vllaznia por edhe ne ekipe te tjera shqiptare ka ndodhur qe mes futbollisteve dhe trajnerit ka probleme dhe si rrjedhoje ata ndikojne ne shkarkimin e ketij te fundit.
Ne fakt te Vllaznia kete here nuk ka ndodhur nje gje e tille. Perkundrazi, burime prane sponsorit Xhaferi bejne te ditur se ai ka marre disa telefonata te njepasnjeshme mbremjen e se premtes nga kapiteni Gurishta por edhe futbolliste te tjere te kesaj skuadre, te cilet kane dashur te mesojne nese vertete trajneri Brdariç ishte larguar apo jo.
Njekohesisht i kane kerkuar atij qe trajneri te vazhdonte punen sepse nuk kishte pergjegjesi ne kete situate. Vete lojtaret e kane marre pergjegjesine per gjithçka ka ndodhur dhe kete e kane shprehur edhe ne mbledhjen e zhvilluar paraditen e djeshme.
Futbollistet e Vllaznise i kane premtuar sponsorit Xhaferi se do jene serish vete ata qe do ta nxjerrin skuadren nga kjo gjendje ku ndodhet. Nje gjest vertete shume domethenes si per te treguar se pavaresisht rezultateve negative ne javet e fundit, harmonia ne skuader nuk eshte prishur./SHKODRA-SPORT.COM/