E para herë që një fazë finale shtyhet pafundësisht, Koronavirusi edhe në parket. Play-off i Ligës Ballkanike, atje ku është e kualifikuar dhe Vllaznia në basketboll për meshkuj, do të zhvillohet në shtator.

Në këtë fazë finale janë kualifikuar Peja, Akademik Bulteks 99, Ibar Rozhaje dhe Vllaznia. Kështu ka vendosur Liga Ballkanike, ndërsa më parë kanë qenë tre versione për ta zhvilluar këtë fazë finale.

E para më 30-31 mars, më pas më 7-8 prill dhe 14-15 prill, gjithnjë në Pejë. Mirëpo për shkak të gjendjes së pandemisë së Koronavirusit, e cila krijon pamundësinë e zhvillimit të kësaj faze finale, Liga Ballkanike ka qenw e detyruar që të marrë këtë vendim, ndërsa më 12 mars u ra dakord mes katër klubeve për të luajtur një fazë finale të vetme.

Liga Ballkanike ka bërë të qartë se do të jetë në sinkron me Federatat lokale për zhvillimin e kësaj faze finale duke i dhënë mundësinë e barabartë të katër ekipeve, gjithnjë duke ndjekur dhe vendimet zyrtare të vendeve përkatëse.

Është hera e parë që një fazë finale e Ligës Ballkanike shtyhet pafundësisht, kjo për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme që krijoi Koronavirusi./gjergj vyshka google news/