Ka debutuar me Vllaznine kur ishte 17 vjeç dhe menjehere ra ne sy me lojen dhe golat e shenuar. Bekim Balaj konsiderohej si nje nga shpresat e medha te futbollit shkodran por ne fakt u largua shpejt nga Shqiperia.

Fillimisht duke firmosur ne Turqi, me pas rikthim ne kampionatin shqiptar duke luajtur me Tiranen, per te kaluar ne Çeki, Poloni, Kroaci, Rusi e tashme se fundi ne Austri ku po luan per Shturm Graz.

Sulmuesi shkodran eshte 29 vjeç dhe ka ende shume per te dhene per futbollin dhe prandaj kuptohet qe planet jane per te vazhduar edhe disa vite te tjere te luaje jashte vendit.

Megjithate si çdokush tjeter e mendon nje dite edhe kthimin ne vendin e tij. Dhe i pyetur se me cilin ekip do te deshironte te luante nese do te kthehej ne Shqiperi, Balaj e thote qarte:

“Do të kthehesha te Vllaznia, jo vetëm në përfundim të karrieres, por të jap një kontribut me shume per te sepse eshte ekipi ku nisa karrieren time”, përfundoi Balaj ne prononcimin për “Fan Zone”.