Elvin Beqiri është trajneri i Kombëtares U-17. Ish-mbrojtësi shkodran ka një “detyrë” për të rritur talentët që në të ardhmen do t’i shërbejnë Kombëtares së madhe. Në një lidhje me “Fan Zone”, Beqiri u shpreh:

“Mendoj se lojtarët po stërviten dhe presin që shumë shpejt do të dalin nga kjo gjendje”.

Ndalesa? “Kjo gjendje jo vetëm për mua, por për të gjithë është ngërc dhe nuk mund të punojnë normalisht. Puna jonë është me peruidha pasi është me grumbullime dhe jo vazhdimisht. Interesohemi për gjendjen e tyre në këto momente dhe kemi kontakte me kolegët tanë”.

Vllaznia? “Ekipi ka pasur disa oshilacione gjatë kampionatit. Në momentin më të mirë ndaloi kampionati dhe kisha besim se do të ngjiteshin lartë në klasifikim dhe të shmangin “Play Off”. Mendoj se skuadra ka lojtarë cilësor dhe një staf të mirë me trajnerin Jonuz. Shpresoj që mos të kalojmë atë stress që kaluam para dy vitesh duke rënë nga Kategoria”.

Ndeshjet me Kombëtaren? “Janë kujtime të bukura dhe mendoj se kemi bërë shumë ndeshje të mira. Unë personalisht kujtoj shumë ndeshje të mira dhe ato me pikante janë ndeshja me Rusinë dhe ajo me Greqinë u bëmë një ndeshje historike duke mundur kampionët e Europës. Nuk mund t’I përmend të gjitha, por janë kujtime të bukura që kemi kaluar.

Ndryshimi I brezave, koha bën të sajën dhe ne kishim fat të përjetonim emocionet e kaluar në Europiane. Mendoj se brezi aktual I kombëtares është shumë I mirë me trajnerin Rejan që po fut një frymë të mirë. Shpresoj të kemi sa më shumë rezultate të mira pasi kemi shumë nevojë për të arritur sërish atë emocion që kaluam disa vite më parë”./newsport/