Vllaznia-Partizani ishte ndeshja më e fortë e javës së kaluar. Sfida e luajtur në “Elbasan Arena” u mbyll pa gola, 0-0. Lidhur me këtë ndeshje, por edhe me sezonin e Partizanit, ka folur edhe sulmuesi i Partizanit, Jurgen Bardhi I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, u shpreh:
“Puna e Dajës te Partizani është vënë re. Sa ka ardhur trajneri në skuadër na ka pyetur se në cilën rol dëshiron të luash dhe unë I kam thënë që dua të luaj në këtë rol dhe ndihem mirë. Skuadra ime që bëj tifo pas Partizanit është Vllaznia”.
Kartonat e kuq? “Mund të evitoheshin mjaft mirë pasi nuk e kishte pamje të qartë”.
Deklarata e Bardhit se pas skuadres se tij aktuale- Partizanit, ben tifo per Vllaznine, padyshim qe eshte per t’u vleresuar dhe ky eshte nje tregues qe skuadra shkodrane sivjet ka filluar t’i beje per vete edhe kundershtaret.
Bardhi eshte nje nga sportistet me te talentuar te kampionatit shqiptar dhe preferenca e tij per kuqeblute natyrisht qe eshte per t’u vleresuar dhe me siguri qe do t’i beje te ndihen mire edhe vete shkodranet.