Algjeria fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndeshjen kundër Senegalit, në finalen e kupës së afrikës.
Lojtarët e kombëtares algjeriane e mbrojtën me forcë rezultatin, që ishte zhbllokuar që nga minuta e dytë e takimit me anë të Bunexhah.
Ndërkohë që Algjeria udhëhiqte 1-0 dhe Senegali po përgatitej për një goditje këndi në favor, Sofian Feguli i befasoi të gjithë.
29-vjeçari i Gallatasarajit mori një goditje të lehtë me bërryl nga Sadio Mane, qëndroi pak në këmbë dhe më pas u shtri në fushën e blertë sikur të ishte goditur me plumb.
Një episod i turpshëm që të kujton brazilianin Neymar.
Ironitë e tifozëve në rrjetet sociale nuk munguan, duke e quajtur lojtarin si kushëririn e Neymar.