Nga Gjergj KOLA

Ne sportin shqiptar (duke mos perfshire futbollin), nje problem i madh eshte mungesa e njerezve qe e dashurojne ate dhe si rrjedhoje çdo dite e me pak shohim trajnere e kuadro sportiv te perkushtuar. Pikerisht per kete arsye, sot do te ndalemi tek nje rast i veçante.

Tek treshja ne foto e cila ka nje te perbashket: Pasionin e jashtezakonshem per volejbollin. Perpos tij, ka edhe nje te perbashket tjeter: Faktin qe te tre keto zonja po kontribuojne sebashku per volejbollin lezhjan.

Dhe Besëlidhja e volejbollit eshte me fat qe i ka te tre keto trajnere. Nje gje te tille e tregon me se miri fakti qe te rregjistruar ne ekipet zinxhir jane rreth 100 vajza dhe per nje qytet si Lezha ky eshte numer shume i madh sepse ne fund te fundit, nuk jane sot as ne Shkoder.

Po kush jane keto trajnere? E para eshte Rita Hasku, nje personazh shume interesant e cila ka plot 50 vite ne sherbim te volejbollit lezhjan. Ka meriten e jashtezakonshme te krijimit te ekipeve zinxhir te volejbollit te Beselidhjes dhe sjelljen e tyre deri ketu. Ndonese ne pension, vazhdon te punoje me shume deshire çdo dite ne stervitje sepse mundet ta beje kete gje me te njejtin pasion si me pare.

E dyta eshte Gentiana Nicaj (Qose). Nje ish- volejbolliste e shquar, e cila ka qene edhe pjese e kombetares shqiptare qe aktualisht eshte edhe pedagode e Edukimit Fizik ne Universitetin “Luigj Gurakuqi” te Shkodres. Prej 6 vitesh ajo po punon bashke me Riten tek ekipet zinxhir te Beselidhjes dhe natyrisht qe kontributi i tij ka filluar te ndihet shume tek to.

Kesaj dysheje i eshte shtuar se fundi edhe Vjollca Qose. Ajo është një nga emrat më të spikatur të volejbollit të viteve ’80-’90 kur shpallej kampion me ekipin e Krutjes dhe po ashtu luante edhe me kombëtaren shqiptare. Njekohesisht per shume vite me rradhe ka qene trajnere e ekipit te Lushnjes, por tashme prej disa muajsh eshte spostuar te jetoje ne Lezhe dhe si rrjedhoje e sheh çdo dite duke stervitur vajzat lezhjane.

Ne kete menyre treshja Hasku- Nicaj- Qose eshte diçka shume e veçante per pasionin dhe perkushtimin qe tregojne per sportin dhe Lezha duhet te jete krenare me to dhe njekohesisht t’ia plotesoje te gjitha kerkesat per ta ngjitur edhe me lart nivelin e volejbollit te ketij qyteti, ne menyre qe te perfaqesohet denjesisht ne arenen kombetare me ekipet e saj.