Eshte vetem 17 vjeç, por konsiderohet nje lojtar me shume te ardhme dhe si rrjedhoje stafi teknik i ekipit te pare te Panathinaikos e ka grumbulluar ne fazen pergatitore te prag-sezonit qe eshte duke zhvilluar ne Austri.

E kemi fjalen per futbollistin me origjine nga Shkodra, Elton Fikaj. Ndonese ne moshe shume te re, ai ka qene protagonist me ekipin U19 te Panathinaikos ne sezonin e kaluar duke luajtur ne 12 ndeshje teksa ka shenuar edhe 1 gol.

Ai luan ne rolin e mbrojtesit te majte dhe vleresohet shume nga specialistet per talentin e tij dhe jo me kot, drejtuesit e klubit ne bashkepunim edhe me stafin e ekipit te pare kane vendosur ta grumbullojne ne faze pergatitore.

Elton Fikaj eshte ne listen e 33 lojtareve te grumbulluar nga trajneri Ivan Jovanoviç. Pjese e ekipit nderkohe eshte edhe nje tjeter futbollist shqiptar, pikerisht mesfushori nga Kopliku Enis Çokaj.

Fikaj siç dihet eshte pjese e ekipeve tona kombetare te moshave dhe kohet e fundit eshte grumbulluar ne ekipin U19 duke treguar nje forme shume te mire. Ai luan si ne qender te mbrojtjes, ashtu edhe ne linjen e majte dhe duket se pas Mario Mitajt qe u zbulua ne futbollin grek, mund te kemi nje tjeter futbollist me shume te ardhme nga ky kampionat.

Interesant eshte fakti qe te dy keta lojtare menaxhohen nga e njejta kompani, BSP FOOTBALL AGENCY, pjese e se ciles eshte edhe shkodrani Benardin Kulla. Mbase pas transferimit te Mitajt nga AEK ne Rusi tek Lokomotiva e Moskes, ne te ardhmen mund te kemi edhe nje transferim te Fikajt ne nje kampionat me te forte.
Gjergj KOLA