Eklent Kaçi ka bërë një turne të jashtezakonshëm në Las Vegas. Turneu i zhvilluar në këtë shtet ishte për të shpallur një kampion bote në sportin e bilardos në disiplinën e dhjetëshit.

Kaçi mposhti në finale numrin një në botë, Francesco Ruiz Sanchez, me rezultatin 10-7, dhe u bë kampion bote për të dytën herë në “10-ball”.

Rrugëtimi i bilardistit kurbinas nuk ishte shumë i lehtë. Në çerekfinale Eklenti triumfoi kundër amerikanit Shane Van Boening, kurse në gjysmëfinale mposhti gjermanin Joshua Filler.

Një fitore mjaft e bukur e bilardistit shqiptar, me përmbysje ndaj spanjollit që konsiderohej favorit.
Kështu, Kaçi shpallet kampion bote dhe arkëton edhe çmimin prej 60 mijë dollarësh.

Kur Luiza Gega u shpall kampione Europe në garën e 3000 metrave në kampionatin Europian të Atletikës, personalitete të ndryshme, duke nisur nga kryeministri Edi Rama, e për të vijuar me presidentin Bajram Begaj e kryebashkiakun Erion Veliaj, nxituan ta urojnë dhe lartësojnë atleten.

Gjithsesi si zakonisht metri në vendin tonë është i ndryshëm dhe në kurriz prej vitesh e pëson Eklent Kaçi, bilardisti kampion bote dhe Europe. I riu kurbinas nuk ka heshtur dot dhe ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke etiketuar vetë kryeministrin Rama.

“Shumë urime Luiza Gega, kampione Europe. Unë kampion bote, kampion Europe, duke përfaqësuar Shqipërinë denjësisht për shumë vite me shpenzime personale. Nuk meritojmë respekt Edi Rama, apo bilardo…”, shkruan Kaçi në postimin e tij, shoqëruar me foton e kampiones Luiza Gega.