Erzeni mori një pikë në “Adush Muça”, teksa u ndal në barazim 1-1 me Bylisin. Një pikë që e mban në mesin e klasifikimit.

Për “Oversport” Xhevahir Kapllani do të theksonte se mungesat po i prishin punë skuadrës në këtë pikë të kampionatit.

Moment i vështirë? Besoj se kjo ishte një ndeshje shumë e vështirë dhe e luftuar nga të dyja skuarat. Vinim nga një barazim ndërsa kundërshtari vinte nga një humbje në shtëpi. Vuajtëm në fillim, por më pas ishim në ekuilibër.

Në pjesën e dytë patëm probleme në mesin e fushës, pasi lamë hapësira. Duhet parë edhe njëherë goli i Ballshit, pasi lojtari jonë ishte i shtrirë. Duhejn pak “Fair-Play”. Duhet të kishim kërkuar pak më tepër do e merrnin 3 pikëshin.

Sa ndikojnë mungesat? Shpresoj që most ë kemi më shumë, pasi jemi të detyruar të bëjmë ndryshime. Shpresoj të na rikthehen lojtarët e dëmtuar dhe të mos kemi më mungesa për shkak kartonësh. Dëmtimi i Enk na prishi punë.

Egnatia dhe Kukësi në shtëpi janë ndeshjet e radhës. A do tentojë fitoret Erzeni? Është shumë e vërteteë, pasi kemi pasur edhe dëmtime. Në Ballsh edhe ksuadratv e kreut kanë hasur vështirë. Në ndeshjet e radhës nuk hyjmë për barazim pasi kërkojmë gjithmonë fitoren. Tani fokusohemi te Egnatia, pasi për Kukësin na duket pak larg.