Bylis nuk shkoi më shumë se vbarazimi 1-1 me Erzenin në “Adush Muça”. Ballshiotët marrin një pikë që nuk iu bën shumë punë në garën për mbijetesë.

Për “Oversport” Naxhi Shensoi analizoi këtë ndeshje, ndërsa do të theksonte:

Barazimi? Kur erdha ndaj Vllaznisë dhe Kastriotit nuk luajtëm mirë por fituan në bazë të cinizmit. Por më pas filluam me filozofinë time të lojës. Erzeni nuk na vuri aspak në vështirësi. Ne e kemi dominuar në fushë. Një penallti që ndryshoi rrjedhën e lojës. Arbitri duhet ta shikonte edhe njëher te VARI. Por ne nuk dorëzohemi, pasi do të luajmë deri në fund siç ne dimë.

4 ndeshje e radhës janë të vështira? S’ka dallim se me kë përballem. Për mua të gjithë janë njësoj dhe për të gjithë kam respekt me atë që luaj. Unë vij si trajner për me luajtur mirë skuadra. Nuk i dalloj kundërshtarët, por duke nga jashtë më e vështirë. Ndeshja me Erzenin është një derbi, jo vetëm Partizani-Tirana është derbi, edhe e jona ishte e tillë, pasi luftonim për mbijetesën.

Mungesa e golave? Nuk është qëllimi i futbollit nuk është më kriju por me realizu. Nuk është qëllimi të krijosh sa më shumë , por duhet të punojmë për të shënuar sa më shumë.

Ruçi në stol? Analizuam mirë ndeshjen dhe duke parë kundërshtarin mendova ta lija në stol. Ruçi është më vertikal dhe unë kam disa plane pasi kam analizuar kundërshtarin. Është një lojtar me cilësi të mëdha dhe nuk është një mesfushor klasik.

Lajthia? Nuk kemi shumë alternativa, kemi shumë mungesa dhe dëmtime. Felipe po kalonte një formë të mirë dhe ngriti përformancën e skuadrës dhe për fat të keq u dëmtua dhe nuk e çoi deri në fund kampionëtin. Lajthia është një superlojtar. Ka pak probleme para portës dhe duhet të punojë pak më shumë. Jam i kanqur me të. Kemi dhe 12 ndeshje dhe janë 36 pikë potenciale. Sa do të fitojmë e shikojmë në fund.