Sukseset e sportistes me origjine nga Lezha Mikela Skandaj ne Itali vazhdojne serish. Diten e djeshme dhe te sotme, ne Treviso eshte zhvilluar nje turne shume i rendesishem nderkombetar ne sportin e karatese ku moren pjese plot 1800 atlete nga e gjithe Europa.

Mikela ne peshen e saj ka patur nje konkurrence te forte sepse pjesmarres kane qene plot 23 sportiste, megjithata ajo ia doli qe te merrte nje medalje argjendi.

Duhet permendur fakti qe trajneri i saj e ka keshilluar Mikelen qe te ushtronte stilin e saj ne nje peshe me te larte sepse synon pjesmarrjen e saj ne Kampionatin Boteror. Dhe pavaresisht se konkurroi ne nje peshe tjeter, ajo ia doli te jete serish ne podium.

Njekohesisht mori shume komplimente nga te gjithe. Nderkohe ne fund te muajit, Mikela Skandaj do te provoje te ngjitet ne kategorine e te rriturave dhe pse eshte vetem 13 vjeçe. Ajo po i hedh hapat e saj ashtu si duhet dhe me siguri qe ate e pret nje e ardhme e sigurte.
Gjergj KOLA