Ka pesuar nje numer te madhe golash kete sezon (kuptohet jo per faj te tij kryesisht) dhe nje situatee tille ka bere qe edhe Bojan Zogoviç te ndjeje pergjegjesine e situates se krijuar.

Portieri i Vllaznise ne nje dalje para gazetareve ne pragndeshjen me Egnatian, eshte shprehur se per ndeshjen e neserme duhen ndryshuar disa gjera ne menyren e lojes, per te marre rezultatin e duhur.

“E nisëm mirë kampionatin por në dy ndeshjet e fundit në kampionat kemi patur probleme, por unë mendoj se jemi një ekip i mirë i cili ka cilësi dhe personalitet dhe padyshim që në Rrogozhinë do të shkojmë për të marrë tre pikët.

Për këtë ndeshje duhet ta mbajmë më shumë topin e pastaj të shohim drejt portës kundërshtare për të shënuar. Vërtetë këtë sezon po pësojmë shumë, por të mos harrojmë se sezonin e kaluar qëndruam 20 ndeshje pa pësuar gol.

Duhet të mundohemi të bëjmë të njëjtën gjë edhe sivjet. Të luftojmë për të mos pësuar gol në rradhë të parë, e pastaj të shohim mundësinë për të shënuar e për të marrë një rezultat të mirë”./SHKODRA-SPORT.COM/