Një fitore për klasifikimin, për moralin dhe për të kthyer pak buzëqeshje në qytetin e Durrësit ishte ajo e sotmja e Teutës përballë Skënderbeut. Një fitore që erdhi vetëm në minutën e 90 në një sfidë shumë të luftuar, por një sukses më i merituar nga durrsakët që e kërkuan me ngulm gjatë gjithë ndeshjes.

Skënderbeu bëri shumë pak ndaj vendasve, duke i lënë kontrollin e lojës për pjesën më të madhe të sfidës dhe dukej i kënaqur me një barazim. Por në fund ishte Teuta që fitoi me një roveshatë të devijuar të Vilës, duke marrë 3 pikët që iu deshën nga kjo ndeshje edhe për arsye jashtë futbollit.

Durrsakët kthehen përsëri në grupin e pretendentëve që ndjekin Partizanin, ndërsa Skënderbeu humb një mundësi të mirë për të qenë gjithashtu pranë këtij grupi.

Teuta-Skënderbeu 1-0
90′ L. Vila

Teuta: Frashëri, Kuros, Arapi, Hoxha, Todorovski, Avdyli, Gashi (46′ Vecaj), Aleksi, Çyrbja (25′ L. Vila), Nikaç, E.Vila (75′ Beqja)
Trajner: Bledi Shkëmbi

Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Dita, Pollozhani, Pëllumbi, Daja, Esien (68′ Taipi), Gripshi (81′ Elezi), Ndeki, Bregu, Krasniqi (85′ Oto Xhon)
Trajner: Ilir Daja

KV: Gashi, Aleksi, Arapi, Beqja / Dita, Esien, Daja, Pollozhani, Meksi, Pellumbi

Gjyqtar: Kreshnik Bajramaj