HomeKRYESOREE vështirë për t’u besuar, Chelsea po përgatit një lëvizje shokuese për...

E vështirë për t’u besuar, Chelsea po përgatit një lëvizje shokuese për 37 vjeçarin

Chelsea është e interesuar për sulmuesin e Stoke City, Peter Crouch, raporton “The Telegraph”. Sipas “The Telegraph”, Crouch, i cili mbush 37 vite këtë muaj, është një nga emrat që klubi ka në mendje për afatin kalimtar të janarit, bashkë me Andy Carroll të West Ham. Ish-lojtari i kombëtares angleze ka nënshkruar zgjatjen e kontratës për një vit në nëntor dhe është rikthyer në ekipin e parë pas problemeve të fundit dhe shkarkimit të Mark Hughes.

Faktikisht, Chelsea preferon që lojtari t’i bashkohet në formë huazimi deri në fund të sezonit, mirëpo edhe nëse Stoke do ta lejonte largimin e Crouch pas shtatë viteve me klubin, së pari do të nevojitej gjetja e zëvendësuesit të tij.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments