Migen Memelli nuk do te jete me trajneri i Vllaznise dhe tashme ky eshte lajm i konfirmuar nga ana e vete klubit shkodran. E ndersa nga ana e vete klubit ende nuk ka nje emer konkret se kush do te jete zevendesuesi, ne fakt emri i tij ka dale ne drite.
Sipas portalit infosport.mk, trajneri i ri i Vllaznise do te jete nje emer shume i njohur i futbollit ne Maqedonine e Veriut, pikerisht Qatip Osmani.
“Pas tre klubeve shqiptare në vendin tonë, Shkëndijën, Renovën dhe FC Shkupin, strategu tetovar Qatip Osmani, do të udhëheq një ndër klubet më të vjetra shqiptare, Vllazninë e Shkodrës”- shkruan infosport.mk.
Tashme mbetet per t’u pare nese kjo eshte e vertete apo jo. Osmani eshte nje trajner me shume pervoje teksa siç behet e ditur edhe me lart, ka drejtuar nder te tjera edhe Shkendijen e Tetoves deri ne muajin maj te ketij viti.