Partizani fitoi dje në transfertë 0-2 me Kastriotin për javën e tetë të Superligës duke marre nje trepikesh me shume vlere per ecurine e tij.
Sfida e Kamzës është komentuar në Gol pas Goli, me gazetarin Ylli Aga që tregoi se në këtë ndeshje janë akorduar 51 faulla, një rekord botëror në 90 minuta.
Sfida u vendos nga një gol i Mustës nga goditja e dënimit dhe një realizim në limte nga Rrapaj, me Kastriotin që kishte disa raste të pastra për të ndryshuar fatet e sfidës.
“Kjo ishte ndeshja e Partizanit që më pak meritonte ta fitonte, prej asaj çka ka dhënë në fushë. Në ndeshjet e tjera ka bërë lojë të mirë, dje u desh rezultati.
Dje në këtë ndeshje u vendos një rekord botëror, janë bërë 51 faulla për 90 minuta, rekord”, tha Ylli Aga./newsport/