Krenaria e re e shqiptarëve në Boks, mban emrin e Florian Markut. I pamposhtur në ndeshjet e tij, Marku arrin të elektrizoj në çdo ndeshje, fansat e tij dhe asnjëherë deri më tani nuk i ka zhgënjyer.

Tashmë i fokusuar tek Ultimate Boxxer, Florian Marku pas fitores së bujshme të pak muajve më parë, ka zyrtarizuar një ndeshje tjetër, kësaj radhe me një kundërshtarë më të fortë siç është Miroslav Serban.

Florian Marku ka deklaruar për fansat e tij se këtë ndeshje do të jap ‘Shoë’ për të gjithë botën.

‘Jo vetëm që do të luftoj drejtpërdrejt në BT sports në kanalin më të madh sportiv, por është në të njëjtën natë me turneun emocionues Ultimate Boxxer. Ata mund të sjellin nokaut, por unë ju premtoj se do të vjedh shfaqjen’, ka thënë Marku në postin e tij.

Ndeshja midis Markut dhe Serben do të zhvillohet në 20 shtator pranë O2 Arena.