Shkon ne tre numri i lojtareve amerikane tek Vllaznia e basketbollit. Pas akordit te arritur dite me pare me Nick Evans dhe me Johnathan Hudson, sot drejtuesit kuqeblu kane firmosur edhe me Maurice Williams.

Nje lojtar i cili mesohet se sezonin e kaluar ka luajtur ne Kosove dhe tashme vjen ne Shkoder, me objektiva te qarta per ta ndihmuar Vllaznine ne arritjen e objektivave te saj.

Ne njoftimin e shoqates se basketbollit Vllaznia ne lidhje me kete blerje, po ashtu thuhet se ne ditet e ardhshme do te kete edhe te tjera firma. Ja çfare shkruhet ne kete njoftim:

“Vllaznia kryen nje tjeter goditje ne merkato. Nje tjeter lojtar i huaj behet pjese e kuqebluve te koshit.
Keshtu, amerikani Maurice Williams, i cili luan ne pozicionin 2, ka nenshkruar me Vllaznine, duke qene i gatshem per te filluar menjehere stervitjen ne fillimin e muajit shtator.

Sezonin e kaluar, Williams ka luajtur ne Kosove dhe ne perfundim te tij ka provuar edhe nje eksperience te shkurter ne Itali.
Nderkohe, klubi i basketbollit Vllaznia eshte duke negociuar me disa lojtare te tjere dhe ne ditet ne vijim do te njoftojme firmat e radhes”.
www.shkodrasport.com