Arbi Laçi dhe Elton Marini, të ftuar në emisionin “Pressing” në ABC, kanë folur në lidhje me merkaton e Vllaznisë dhe gjatë diskutimit u zbulua edhe një goditje tjetër që Tirana po e tenton. Në lidhje me shkodranët, Laçi u shpreh si më poshtë.
“Vllaznisë i duhet një portier, pjesa tjetër e ekipit është e mirë, ata 12-13 që luajnë, por edhe të tjerët që janë në stol. Ka harmoni, që është e rëndësishme. Thashë, një portier u duhet, në syrin tim. Nëse objektivi është titulli, ndoshta një lojtar që bën diferencën do ishte mirë të afrohej”, tha Laçi.
Elton Marini më pas shtoi: “Puna për Vllazninë nisi që vjet. 6-7 titullarë janë që vjet, sivjet u shtuan disa lojtarë si Imeri, Da Silva e Isaevksi. Kanë punuar mirë në plotësimin e grupit, pasi stoli është i rëndësishëm. Skuadra fituese nuk ndërrohet.
Është e gabuar të flitet shumë për merkato te Vllaznia. Ndoshta mund të mbulojnë ata që ikin. Kualiteti nuk u mungon. Nëse Dunga vonohet, mund të futen për një sulmues tjetër.
Di te them se Vllaznia eshte duke bere gati nje goditje shume te forte ne merkato. Jane shume prane nje emri te rendesishem”.