Me fitoren e djeshme ndaj Skenderbeut ne shifrat 1-0, Vllaznia arriti te koleksiononte rezultatin e 12-te pozitiv rradhazi. Nga to, 10 jane fitore ndersa 2 barazime duke konfirmuar edhe njehere momentin e mire qe ajo po kalon.

Ne te njejten kohe, na kthen ne vemendje te kaluaren e kesaj skuadre, per te gjetur nje moment tjeter kur ajo e perseriste nje ecuri te tille. “Gazeta “Shkodra Sport” i ka hyre statistikave dhe konstaton qe nje rast i tille per here te fundit nga Vllaznia eshte arritur ne sezonin 1997-98.

Pra, para plot 26 vitesh. Madje jo 12, por Vllaznia e Hysen Dedjes ne ate sezon pat arritur te merrte 17 rezultate pozitive rradhazi, derisa ne te 18-ten ndeshje u ndal nga Shkumbini i Peqinit.

Kjo do te thote se Vllaznia aktuale duhet ta vazhdoje ecurine pozitive te saj, pse jo per ta thyer kete rekord. Por ajo qe na “ngacmon” me shume ne kete histori statistikore eshte se heren e fundit, kuqeblute pikerisht prej asaj ecurie do te shpalleshin kampione te Shqiperise.

A do te perseritet serish historia? Ngjashmerite duket se ekzistojne dhe nuk eshte çudi edhe nese ndodh, por duhet pranuar qe skema e sivjetme me “Final 4” ka ndryshuar shume gjera./www.shkodrasport.com/