Cristian Shpendi ka shumë fansa në Itali. 20-vjeçari i kombëtares Shpresa ka shënuar 20 gola këtë sezon me Cesenan në Serie C dhe pas tij janë disa klube.
“Calciomercato” bën me dije se pas djaloshit me origjinë nga Puka janë Fiorentina dhe Sassuolo që e duan në ekip.
Me këtë ritëm dhe golat e shënuar Cristiani duket se në verë do “mbushë arkat” e Cesenas, që kërkon jo më pak se 2 milionë euro për ta lënë të lirë. Ai ka kontratë deri në verën e 2026.
Megjithate vete Cristiani duket se per momentin eshte i fokusuar tek Çezena sepse deshiron te vazhdoje te shenoje per te edhe te tjere gola, per te permiresuar me shume statistikat personale, por edhe per ta ndihmuar ekipin ne synimet qe ai ka.