Dje ka shenuar serish dhe i ka dhene nje tjeter trepikesh Vllaznise. Bekim Balaj po kalon ndoshta sezonin e ri me te mire ne karriere teksa ka mberritur ne kuoten e 16 golave, me shume se asnjehere tjeter, dhe po ashtu po shijon nje super-sezon me skuadren e qytetit te tij te lindjes.
Kapiteni kuqeblu ka dhene nje interviste pasditen e sotme per A2CNN me gazetaren Dea Kozma ku eshte ndalur edhe tek shorti i hedhur i turit gjysmefinal te Kupes se Shqiperise dhe perballjen me Egnatian.
“Dua te them se ne keto perballjet e turit gjysmefinal te Kupes ne nuk kishim preferenca sepse nuk ke luksin te shmangesh ndonje kundershtar qe nuk e do sepse edhe nese e kalon pa u ndeshur, ne finale do te perballesh me te se nuk ke nga i shkon.
Keshtu qe shorti dhe fati na sollen te kemi si kundershtar Egnatian dhe nuk na mbetet gje tjeter veçse te themi se jemi gati per keto dy perballje. Ndoshta shumekush mendonte qe me mire do ishte nje finale Vllaznia- Egnatia, por le ta luajme me mire qe ne gjysmefinale kete sfide.
Ne jemi te perqendruar maksimalisht per te bere me te miren si ne kampionat ashtu edhe ne kupe dhe nuk do te heqim dore nga asnjeri trofe deri ne fund”- eshte shprehur kapiteni i Vllaznise./www.shkodrasport.com/