Besnik Hasi nuk do të jetë më trajner i Anderlehtit, si pasojë e rezultateve negative. Skuadra belge ka vuajtur në Superligën e Belgjikës këto kohët e fundit, ku në 5 ndeshjet e fundit ka pësuar 3 humbje dhe marrë vetëm 2 barazime.
Kësisoj, Anderleht ka vendosur të mos i jep më kohë teknikut shqiptar dhe ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit.
“Anderleht po e mbyllë marrëveshjen me kryetrajnerin Besnik Hasi. Klubi dëshiron ta falënderojë për punën dhe dedikimin. Eduard Still do të jetë përkohësisht trajner i skuadrës”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Humbja ditën e sotme ndaj Standard Liezh, rezultoi fatale për Hasin, që në këtë sezon në 23 ndeshje regjistroi 10 fitore 6 barazime dhe 7 humbje.


