Vjen fitorja e pare per kombetaren shqiptare te boksit qe po merr pjese ne Kampionatin Boteror qe po zhvillohet ne Uzbekistan. Dhe ajo i takon sportistit te Vllaznise Arjon Kajoshi.

Ai kishte kaluar ne fazen e dyte te ketij evenimenti shume te rendesishem fale shortit dhe me fitoren e sotme eshte kualifikuar per ne fazen e trete, çka do te thote se e sheh veten ne mes 16 boksiereve me te mire te Botes per peshen 75 kg.

Ne ndeshjen e zhvilluar pasditen e sotme, ai ka patur perballe boksierin nga Kameruni Nsangou Mouhamed Kadafi. Ndeshja eshte dominuar nga Kajoshi dhe si rrjedhoje gjyqtaria ne fund ka dhene vendimin per fitoren e tij me rezultatin 4-1.

Ndeshjen tjeter boksieri i perfaqesues shqiptare do ta kete me date 9 maj dhe perballe tij do te jete nje sportist nga Taxhikistani, Salimov Nekruz. Sigurisht qe edhe ndaj tij Kajoshi do te tentoje fitoren dhe ne kete menyre do te kalonte ne çerekfinalen e Boterorit duke iu afruar edhe me shume zones se medaljeve.

Forma sportive e tij duket shume e mire dhe padyshim qe trajneret Zeneli e Vila qe e shoqerojne kane shume shpresa tek ky sportist, megjithate duhet te presim deri ne fund./SHKODRA-SPORT.COM/