Laçi (Atletik) ka marre nje fitore me shume vlere ne javen e 16-te te kampionatit kombetar te futbollit te femrave. Skuadra e drejtuar nga trajneri Elis Legata ka fituar ne Durres ndaj Teutes me rezultatin 2-0 dhe si rrjedhoje i ka forcuar edhe me shume pozitat ne vendin e gjashte te renditjes.

Futbollistet shkodrane kane qene me te kujdeshme gjate 90 minutave te ndeshjes, duke shenuar edhe nga nje gol per secilen pjese lojes, fillimisht ne pjesen e pare me futbollisten Klevisa Ndoci dhe ne te dyten me Samela Markajn.

Ne kete menyre, me kete fitore Laçi (Atletik) eshte ngjitur ne kuoten e 19 pikeve, duke iu shkeputur tashme 4 pike Teutes se vendit te shtate. Ne dy javet e fundit ajo do te prese Lushnjen ne Shkoder fillimisht dhe do ta mbylle kampionatin ne Korçe ndaj Skenderbeut.

Praktikisht jane edhe 6 pike te mundshme ne loje per t’u marre dhe do te tentoje pse jo te kaloje edhe ekipin e Kinostudios dhe per t’i marre vendin e peste ne renditje./SHKODRA-SPORT.COM/

TEUTA- LAÇI (ATLETIK) 0-2

Golat: Klevisa Ndoci ’31, Samela Markaj ’83

LAÇI (ATLETIK): Preçaj, Stalaj, Markaj, Caka, Kurbasha, Krasniqi, Ndoci, Shpella, Kuraj, Reshiti, Gerbeti. Trajner Elis Legata. U aktivizuan edhe Papaj, Bajraktari e Sufaj.