Vllaznia ne futboll per femra ka marre sot nje tjeter fitore ne kampionat dhe vazhdon e sigurte me shume se kurre rrugen e saj drejt titullit te 10-te kampion rradhazi. Pasditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin e thelle 15-0 ndaj ekipit te Kinostudios.
Ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”, ka spikatur padyshim Megi Doçi e cila ka shenuar plot 14 gola ne kete 90 minutesh, ashtu siç ka humbur edhe raste te tjera shenimi.
Nderkohe goli tjeter mban firmen e mesfushores Arlinda Kodra qe ka kompletuar kesisoj kete fitore te thelle dy jave para fundit te kampionatit. Vllaznia mban vendin e pare ne renditje pas javes se 16-te, me pike te plota 48.
Kur kane mbetur edhe dy jave nga fundi i kampionatit, ekipi shkodran do te luaje dy sfidat percaktuese ndaj rivaleve te tij. Keshtu javen e ardhshme do te luaje ne Fier ndaj Apolonise dhe ne ndeshjen e fundit do te prese ne Shkoder ekipin e Tiranes.
Vllaznia eshte e vendosur per ta fituar titullin kampion, qe do te jete i 10-ti rradhazi per te, e per te vendosur yllin e pare ne fanellen e saj./SHKODRA-SPORT.COM/