Më datë 4 prill, talenti i Liverpul, Harvei Eliot festoi datëlindjen e tij të 17. Djaloshi nuk mund të kishte një festë siç e kishte ëndërruar për shkak se edhe në Britani, në zbatim është vënë karantina.

Mirëpo, kjo nuk mund t’i pengonte shokët e skuadrës të cilët nëpërmjet videove në grup i kënduan këngën e datëlindjes.

Ndërsa, trajneri Jurgen Klop e çoi pak më tej lojën, teksa iu kërkoi secili lojtar ta uronte në gjuhën e tij 17-vjeçarin.

Tekniku gjerman i mori me rradhë derisa radha i erdhi Xherdan Shaqirit, të cilit i kërkoi të fliste në gjuhën shqipe. Sulmuesi zbatoi urdhrin e trajnerit dhe e uroi në shqip Eliot.

Një gjest i bukur për talentin, i cili përjetoi një datëlindje jo si gjithë të tjerat. /VipSport/