Teuta ka zhvilluar ditën e sotme në kompleksin “Tropikal”, testin e parë miqësor në prag të rifillimit të kampionatit.Durrsakët e drejtuar nga Edi Martini kanë mposhtur me rezultatin 4-1 Besëlidhjen.

Golat për Teutën u shënuan nga Ledio Beqja, Erando Karabeci, Rubin Hebaj dhe Aldrit Oshafi.Teuta e nisi ndeshjen me këtë formacion: Qirko; Kurti, Kotobelli, Jazxhi, Qaqi; Kuros, L. Beqja, Karabeci; E.Vila, L.Vila, Hebaj.

Vlen të theksohet se Teuta do të zhvillojë miqësoren e dytë me Dinamon në këtë fundjavë. Trajneri Edi Martini e ka marre skuadren ne nje moment shume te veshtire dhe padyshim qe ka nje barre te rende mbi shpine per t’ia rikthyer dinjitetin.

Natyrisht qe nuk do ta kete te lehte, megjithate ai beson se me kontigjentin qe ka ne dispozicion, thjesht duke i motivuar me shume dhe duke i gjendur vendin secilit lojtar, te sjelle ndryshimin ne skuader.