Edi Martini është padyshim trajneri i vitit në Superligën shqiptare. Trajneri shkodran fitoi titullin kampion me Teutën sezonin e kaluar, por edhe Superkupën ndaj Vllaznisë.

I ftuar në emisionin “Ora Sport”, Martini u shpreh se këtë sezon nuk e ka nisur mirë, ndërsa ka zbuluar 3 trajnerët që do të ulej për të folur si dhe lojtarin që e ka befasuar më shumë.

“Në këtë sezon që ka filluar nuk kemi qenë në lartësinë e duhur. Superkupa ishte më domethënëse pasi kampionatin e fituam me golavarazh më të mirë dhe si thanë që e meritonte Vllaznia. Në Superkupë ishim përballë dy rivalë dhe e fituam me meritë ndaj Vllaznisë.

Kë do të ftoje për të folur me trajnerët e Superligës? “Kam kënaqësin që të rri me çdo njërin prej tyre. Brdaric, Josën edhe Memellin pasi jemi shumë afër”.

Cili lojtar të ka bërë përshtypje? “Lushkaj i Laçit më ka lënë një përshtypje të mirë pasi ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme dhe më ka befasuar”, u shpreh ndër të tjera Martini./newsport/