Skuadra e Erzenit nuk ia doli të qëndronte në Superligë dhe si rrjedhojë sezonin e ardhshëm do ta nisë nga kategoria e parë. Drejtuesit e tij kanë filluar t’i bëjnë planet për ndërtimin e saj, por

Trajneri Alfred Deliallisi është në prag të largimit nga skuadra e Erzenit. Pritet të zhvillohet një takim i fundit me drejtuesit e klubit, ku do të vendoset përfundimisht për të ardhmen e tij. Madje, takimi do të jetë vendimtar për të dyja palët.

deliallisi

Trajneri ka një reputacion dhe eksperiencë dhe kjo e bën atë të dëshiruar nga disa klube si përforcim të stafit teknik. “Panorama Sport” mëson se Deliallisi ka marrë oferta nga klube nga brenda dhe jashtë vendit, kryesisht në Kosovë, duke e bërë ndoshta të pashmangshëm vendimin për të kërkuar sfida të reja në karrierën e tij. Pavarësisht situatës së vështirë, Deliallisi ka dhënë gjithçka nga vetja për të shpëtuar skuadrën e Erzenit. Në vijim do të shohim se cili do të jetë hapi i radhës për Alfred Deliallisin dhe si do të ndikojë kjo lëvizje në ecurinë e skuadrës së Erzenit në të ardhmen.