Vllaznia e sezonit te ri nis te marre forme. Drejtuesit e saj e kane nisur punen nga firmosja me elementet me te rendesishem te Akademise kuqeblu dhe pas firmes me Ersi Zaganjorin, sot kane firmosur nje tjeter kontrate.
Kete here me sulmuesin 18 vjeçar Kevin Dodaj. Ai tashme eshte nje emer i njohur sepse ka qene pjese e skuadres se pare ne shume ndeshje edhe ne sezonin qe sapo u mbyll, madje shenoi nje gol shume te rendesishem ndaj Dinamos ne minuten e 94-te.
Dodaj ka firmosur per 3 vite me Vllaznine dhe drejtuesit e klubit e konsiderojne nje element me shume te ardhme. Ne kete menyre skuadra shkodrane nis te marr edhe me shume forme, nderkohe qe ne ditet ne vazhdim priten edhe te tjera firma te rendesishme.
Kuqeblute e mbyllen sezonin e fundit ne vendin e katert, megjithate siguruan nje vend ne Conference League, kompeticion per te cilin pergatitjet do te nisin shume shpejt./www.shkodrasport.com/
https://youtube.com/shorts/ENNiQ-purvQ