Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREEdi Martini me 'artileri të rëndë', ja si rreshtohen Teuta dhe Egnatia

Edi Martini me ‘artileri të rëndë’, ja si rreshtohen Teuta dhe Egnatia

Egnatia-Teuta do të jetë një nga dy sfidat e ditës së sotme në Abissnet Superiore e vlefshme për javën e 6-të. Takimi do të luhet në stadiumin “Arena Egnatia” në orën 13:45 dhe të dyja ekipet do të kërkojnë të marrin rezultat pozitiv.

Pas humbjes nga Tirana, kampionët në fuqi duan me çdo kusht rikthimin te fitorja dhe trajneri Martini pritet të hedhë në fushë të gjithë “artilerinë e rëndë” që ka në dispozicion.

Mesfushori Asion Daja rikthehet titullar pasi ka shlyer pezullimin dhe do të luajë nga minuta e parë. Nga ana tjetër, trajneri Gugash Magani nuk do të bëjë shumë ndryshime nga fitorja e fundit kundër Laçit në transfertë.

Egnatia: Puja, Ymeraliaj, Krasniqi, Kacbufi, Allmuça, Çyrbja, Telushi, Bardis, Xhekson, Imeri, Pedro.

Teuta: Qirko, Todorovski, Selmani, Ivanovic, Jackson, Aleksi, Daja, Kallaku, E.Vila, Plaku, Koubemba.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments